Palestina, kërkesë për anëtarësim në OKB

Palestinezët më 20 shtator, do të paraqesin kërkesën e tyre për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.
Ministri i Jashtëm palestinez, Rivad El-Malki deklaroi se presidenti palestinez Mahmud Abaz, do të paraqesë personalisht kërkesën te Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Mun, në hapjen e sesionit të 66, me 20 shtator.