Jay Z- Obama: OK rritjes së taksave
Mesa duket, kriza ekonomike ka prekur dhe jetën e artistëve më në zë të momentit. Kësaj rradhe i referohemi reperit Jay-Z, i cili me mjaftë finesë, i është drejtuar presidentit amerikan Barak Obama, duke thënë se do të jetë i gatshëm të paguajë taksat e shtuara, nëqoftëse ato shkojnë në drejtimin e duhur.
Presidenti po ngre taksat e mia, pasi e bën për një qëllim të mirë.
Kështu është shprehur reperi Jay-Z, duke dhënë mesazhin drejtuar Shtëpisë së Bardhë dhe theksuar se do të jetë i gatshëm të paguajë më shumë taksa, nëqoftëse këto të holla shkojnë në njerëzit të cilët janë të varfër dhe për çështje të tjera shumë të rëndësishme.
Unë mendoj se edhe personat e tjerë të pasur me ndërgjegje dhe një integritet moral të caktuar do të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë, në qoftë se ata ishin të sigurt për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të vendit”, tha Jay-Z.
Dhe pse është cilësuar si nga reperët më kërnacë, ai nuk është i fundit që i drejtohet kësaj thirrje. Në muaji gusht, miliarderi Warren Buffett tha se ai dhe miqtë e tij, duhet të paguajnë më shumë taksa.