E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedë me Dritan Priftin

Vargje nga

Arben Duka

Ti ishe rojtari,

që kusarin zure,

po siklet të madh,

dhe vetes i vure

Se ai që zure,

si i thonë fjalës,

nuk qe dokudo,

po Njëshi pas Salës

Siç thosh dikur Sala,

nëse e kujtoni

ishte me tamam

“mamuth korrupsioni”

Me çka denoncove,

pa t’u dridhur syri,

duhet të të jepnin,

medalje floriri

Duhet të të mbronin,

me njëqind eskorta,

se ato akuza,

ishin shumë të forta

Po ti prapë qëndrove

s’u ktheve një hap,

por “mega mamuthët”,

s’ka rrjetë që t’i kap

Unë të kisha thënë

kusarët e zinj

do gjenin “ekspertë”

tre teneqexhinj

Fare rëndësi

s’ka gjyqi për Metën

kush ka sy në ballë

e pa të vërtetën

Nuk kanë asnjë vlerë

Prangat e zinxhirat

Se çdo vesh shqiptari

i dëgjoi mënxyrat

Populli e di

tani kush gënjen

sa njëmijë gjykata

veç populli vlen

Nga gjyqi i Metës

S’ka më qesharak

Kur llumi mbush vendin

S’i ve dot kapak

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›