Edhe shumë vite në Barcelonë

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 19:30
Mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara ka theksuar se dëshiron të mbetet edhe për shumë vite me gjigantin katalan.
Pavarësisht spekulimeve të fundit rreth të ardhmes së tij në Nou Camp dhe interesimit nga rivali Real Madrid, Thiago ka mohuar mundësinë e largimit të tij nga klubi.
“Kam ardhur në klub si 15 vjeç, por kam luajtur futboll nga koha kur isha fëmijë sikurse ju”, tha Thiago para një grupi të fëmijëve në një ngjarje bamirësie.
“Ky është viti im i gjashtë në klub, por shpresoj të mbetem edhe për shumë të tjera”, deklaroi ai.