E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jay Z e “qorton” Alicia Keys

Reperi Jay Z e ka “paralajmëruar” këngëtaren Alicia Keys dhe burrin e saj, Swizz Beatz që të kenë kujdes me djalin e tyre të vogël pasi që, këtij të fundit, thuhet se po i pelqen vajza një vjeçare e Jay Z dhe Beyonce.

"Egypt e ka puthur Blue dhe them se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Jay Z. Ai i tërhoqi vërejtjen burrit tim duke i thënë ‘ shikoje djalin tënd’”, ka pohuar Alicia gjatë një interviste dhënë së fundmi.

Në fakt, gjithë kjo ka qenë një shaka nga ana e Jay, pasiqë ai dhe Beyonce, së bashku e Alician dhe Swizz kanë një miqësi të shkëlqyer me njëri tjetrin dhe këtë miqësi po mendojnë t’ua pëcjellin edhe fëmijëve të tyre. /Indeksonline/   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›