“E dija se Mindy do të bënte vetëvrasje”

Ish i dashuri i këngëtares, Mindy McCready e cila para dy dite vrau veten në shtëpinë e saj në Arkansas, ka thënë se nuk është i shokuar me vdekjen e Mindy-t.
Billy McKnight, i cili njëherit është edhe i ati i djalit gjashtë vjeçar të këngëtares, ka thënë se kjo pak a shumë ka qenë një gjë e pritshme.
"Përkundër faktit që është gjë e dhimbshme, nuk më duket diçka shokuese. Ajo ka qenë në betejë për një kohë të gjatë. Kam qenë afër saj dy herët e kaluara kur ajo deshi të bëjë vetëvrasje kështu që e dija se kjo mund të ndodhte”, është shprehur Billy
Këngëtarja Mindy është gjetur para dy dite në ballkonin e shtëpisë së saj pa shenja jete. Ajo kishte qëlluar fillimisht qenin e saj me pistoletë e më pas veten.
Mindy ka pasur probleme të vazhdueshme me drogë ndërkaq, para pak javësh, i fejuari i saj, David Wilson bëri vetëvrasje gjë që e rrënoi tërësisht atë./Indeksonline/