Jazz Etnik me Elina Dunin, sonte në AA
Sonte, ora 19:00, këngëtarja shqiptare Elina Duni dhe një grup instrumentistësh ballkanas, nën drejtimin e bateristit Dejan Terzic, interpretojnë muzikë Jazz dhe Ballkanike. Në koncertin "Shpirti i Ballkanasve" publikut i jepet mundësia të shijojë një kombinim të veçantë të Jazzit me ritmet ballkanase, që interpretojnë 7 instrumentistët nga Kroaci, Serbia, Bosnja, Bullgaria dhe Shqipëria.
Në këtë mbrëmje këngëtarja Duni, e cila jeton prej 17 vjetësh në Zvicër, interpreton këngët shqiptare "Lulet", "As e vogël, as e madhe" dhe këngën bullgare "Kavall Zviri". Elina Duni zhvillon koncerte në skena të ndryshme të Evropës, duke bashkuar folkun ballkanas me muzikën jazz. Koncerti organizohet nga shoqata "Robert Zhvarc" dhe Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.