Jehona e Boterorit Franca ende ne fokus te medias

Fitorja 2-0 kundër Luksemburgut nuk ka mjaftuar për të sjellë qetësinë në kiombëtaren e Francës, e cila vazhdon të vuajë skandalin dhe dështimin në Botërorin 2010. Skuadra e drejtuar nga Laurent Blanc, në të njëjtën kohë kundërshtare e Shqipërisë në grupin D eliminator të Euro 2012 nuk i ka shpëtur kritikave të shtypit vendas, që ka vënë në shënjestër “Gjelat” për lojën e zhvilluar në fushë.
Sipas mediave franceze, futbollistët e Blank arritën të fitonin vetëm me dy gola kundër një rivali modest, ndërsa edhe një herë e patën të vështirë të luanin si një skuadër. Një tjetër problem me të cilin po përballet trajneri Blank është vendimi për të ritkhyer në kombëtare Franc Ribery dhe Patrice Evra. Dy lojtarët u pezulluan si organizatorë të rebelimit rë skuadrës franceze kundër trajnerit të atëherëshëm Raymond Domenech. Ribery dhe Evra u aktivizuan në sfidën kundër Luxemburgut, por edhe një herë e gjithë vemendja është mbi ta.
Franca do të luajë sot në mbrëmje kundër Kroacisë një ndeshje miqësore, ndërsa për të larguar kritikat, skuadra e Blanc duhet të fitojë me cdo kusht. Përfaqësuesja franceze kryeson grupin D me 12 pikë, 4 më shumë se Shqipëria dhe Bjellorusia.
Nertan Prifti