E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 8 majit nis takimi i partive parlamentare

Në Kryesinë e Kuvendit ka nisur rreth orës 11:00 takimi i partive politike për zgjedhjet e 8 majit. Të pranishëm në tryezë janë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare, si dhe vetë kreu i misionit të OSBE në Shqipëri, Eugen Volfarth. Partia Demokratike e cila inicoi kete dialog propozoi një pakt me 16 pika për te garantuar me 8 maj një proces elektoral të ndershëm e transparent.

Sipas kryetarit te grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, draft-marëveshja bazohet ne  rekomandimet e OSBE-se. Nderkohe kryetari i Grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci tha se  opozita  e pranon kete marrëveshje por kerkon  qe aty te  përfshihen dhe kushtet e saj per zgjedhjet. Takimi vjen pas kërkesës që kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, i ka drejtuar homologut të tij të selisë rozë, Gramoz Ruci. Palët do të angazhohen për një proces zgjedhor me standarde europiane.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e martë , 29 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›