E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vezhguesit e PE Swoboda Zgjedhjet lokale rast i vecante

Parlamenti Evropian do t'i vezhgoje zgjedhjet lokale ne Shqiperi.Kjo eshte deklarata e europarlamentarit Hannes Swoboda, i cili ne nje interviste per Albanian Screen tha se  keto zgjedhje konsiderohen rast i veçante dhe shume
i rendesishem per Shqiperine.

"Eshte e vertete se ne vezhgojme zakonisht vetem zgjedhjet e pergjithshme dhe ato presidenciale,sepse kemi shume gjera te tjera per te bere per boten, por mund te bejme ketu nje perjashtim, mbasi zgjedhjet lokale jane shume te rendesishme per procesin demokratik dhe ne do te shkojme per te bere kete gje ne Shqiperi", tha Swoboda.

Duke mbetur tek zgjedhjet ai siguroi se vezhgimi nderkombetar do te jete i atille qe do ta beje te pamundur mosnjohjen e rezultatit te tyre. "Une mendoj se opozita do te marre pjese ne keto votime. Ne gjithashtu do te dergojme vezhgues. Kjo do te thote se certifikimin do ta bejne edhe vezhguesit e huaj. Megjithate, eshte shume e domosdoshme qe qeveria dhe opozita te kene bashkepunim te mire midis tyre. Kjo do te beje qe se bashku me vezhguesit e huaj te mund te jepet nje opinion i qarte se si do te shkojne zgjedhjet si dhe per rezultatin. Nese ato jane pozitive e korrekte, ose ato nuk jane te tilla. Keshtu, me nje koordinim te perbashket te te gjitha paleve, si dhe me vezhguesit e huaj besoj se do te behet e mundur qe rezultatet te mos kontestohen perseri", deklaroi ai.

Duke kerkuar bashkepunimin mes paleve ne integrimin e Shqiperise  europarlamentari socialist tha se keto zgjedhje do te ndikojne ne ndryshimin e situates politike por edhe ne kapercimin e saj.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›