E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jehona e fjalimit të presidentit Obama

Kajro - Fjalimi i mbajtur dje nga presidenti i Shteteve të Bbashkuara të Amerikës, Barak Obama në Universitetit e Kajros në Egjipt, ka patur jehonë të gjerë në mbarë botën dhe është cilësuar si nisja e një ere të re bashkëpunimi ndërmjet Amerikës dhe botës islame.

Sipas reagimeve që vijnë nga Bota Islame rëndësi nuk ka vetëm fjalimi, por edhe zbatimi. Udhëheqja palestineze shprehu kënaqësinë e saj dhe e vlerësoi këtë si "një fillim të mbarë". Ndërsa Hamasi njoftoi se në politikën e Uashingtonit vihet re një ndryshim konkret, por që përmban kontradikta.

Izraeli bëri të ditur se ka të njëjtat dëshira si ato të Obamës për paqen në Lindjen e Mesme, por deklaruan se për ta në radhë të parë vjen siguria e vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike Ekmeledin Ihsanogllu deklaroi se Obama ka hedhur firmën për një fillim të ri. Kurse Turqia e vlerësoi fjalimin e Obamës si një fjalim të drejtë dhe të bërë në kohën e duhur.

Ndërkohë Irani bëri të ditur se fjalimi nuk do të rregullonte imazhin e Amerikës, dhe se për këtë, në vend të fjalimit nevojiten ndryshime në aplikimin e politikës amerikane".

Ndërkaq Franca shprehu kënaqësinë që ndjeu nga fjalimi i Obamës dhe nënvizoi faktin se "më shumë se sa simbolik, fjalimi përmban ndryshime të mëdha politike".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›