Berisha inagurime në Durrës
Tiranë -Kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Durrës, ku ka inaguruar portit të lëndëve djegëse në Porto-Romano, në Durrës. Porti, një investim tërësish i biznesit shqiptar me vlerë 50 milion euro, garanton standardet më të mirë në trajtimin e lëndëve djegëse. Kryeministri Berisha e konsideroi ndërtimin e portit në Porto Romano një pikëfillimi për shndërrimin e kësaj zone në një nga nyjet energjetike më të rëndësishme dhe më të fuqishme të rajonit.
"Ndërtimi i portit dhe parkut energjetik në Porto Romano përbën një pikëmbështetje shumë të fuqishme dhe jetike për zhvillimin e shpejtë të vendit, përbën një fillim të madh për shndërrimin e këtij porti dhe zonës në një nga nyjet energjetike më të rëndësishme dhe më të fuqishme të të gjithë rajonit"-tha Berisha.
Kryeministri Berisha tha se ndërtimi i këtij porti është një tjetër dëshmi e mjedisit shumë të favorshëm për investimet në vend, duke theksuar se ky katër vjeçar mbyllet me një bilanc të paparashikuar për investimet e huaja dhe në katër vitet që vijnë ato do të jenë mbi 8 miliard euro.
“Një thinj-tank shumë i njohur londinez, tha Kryeministri - në vitin 2006 deklaronte se mesatarja e investimeve të huaja në Shqipëri për 10 vitet e fundit ka qenë 70 milion euro, ndërsa vitin e kaluar, investimet në Shqipëri kanë qenë mbi 800 milion euro dhe në katër vitet që vijnë do të jenë mbi 8 miliard euro.”