E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jehona ne Serbi e vizites se Merkelit

Mesazhet e derguara nga kancelarja Angela Merkel ne Prishtine nuk jane te reja thote Bratislav Grubaciq pronar i revistes VIP. Edhe ne Bruksel degjohen zera qe thone se autoritetet e Prishtines duhet te bejne detyrat e veta ndersa Beogradi nuk duhet te jete peng i politikes kokeforte ndaj Kosoves shton ai. Te dy palet duhet te kryejne detyrat e veta per zgjidhjen e situates ne veri te Kosoves por edhe ceshtjeve te tjera ne Kosove. Kjo nuk eshte asgje e re. I ri eshte fakti qe keto gjera jane thene hapur. Tani dihet shume qarte se cfare kerkohet nga Serbia pohon Grubaciq.

Jehone e dobet e mesazheve

Mesazhet e derguara nga Prishtina nuk do ti kontribuojne qetesimit te situates pohon Grubaciq. Qe tani dihet se pjesa qe i takon Serbise eshte shume e veshtire per tu realizuar. Mendoj se sikur Prishtines ti dergoheshin disa mesazhe me te ashpra Beogradi do te kishte nje alibi per leshime te metejshme. Por aktualisht as kjo nuk do te ndikonte shume ne opinionin serb apo ne vendimet e qeverise serbe.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel dhe Hashim Thaci

Koordinimi me i mire me EULEX-in

Kosova do te duhej te kontribuonte per zgjidhjen e situates ne veri qe nenkupton edhe hapjen e kufijve me Serbine. Ky ishte edhe mesazhi i kancelares Merkel mendon Nenad Vasiq duke shtuar se nga Prishtina kerkohet nje bashkepunim me i mire edhe me EULEX-in. Kjo do te thote se nga Prishtina pritet zgjidhje paqesore e te gjitha problemeve dhe se aktivitetet duhet te koordinohen me bashkesine nderkombetare. Elementi me i rendesishem eshte zgjidhja e krizes ne veri. Nga ana tjeter te gjitha aktivitetet duhet te shkojne drejt implementimit te marreveshjeve me Serbine dhe Brukselin tha ai.

Mundesia e shkarkimit te strukturave paralele

Hapi i pare dhe me i rendesishem per pushtetin serb eshte heqja e barrikadave dhe mundesia e levizjes se lire te qytetareve dhe mallrave pohon Grubaciq. Sa i perket perfaqesimit te Kosoves ne takimet rajonale ndoshta edhe mund te gjendet ndonje zgjidhje e pranueshme. Por me e veshtira per Serbine do te jete heqja e te ashtuquajturave struktura paralele serbe ne Kosove nenvizon Grubaciq Do te jete shume veshtire te gjesh ndonje modalitet pasi pushteti ne Serbi ka humbur kredibilitet nder serbet e Kosoves pa te cilet nuk mund te kete zgjidhje. Masat me te ashpra ndaj tyre nuk do te priteshin mire tek opinioni serb. Besoj se qeveria serbe nuk do te ndermarre masa me te ashpra.

Analistet ne Beograd jane te mendimit se sipas te gjitha gjasave Serbia as ne prill nuk do te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Europian konstaton Grubaciq.

Autor Ivica Petroviq/Bahri Cani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›