E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet e Kosoves kunder shuarjes se institucioneve paralele

Petar Miletiqi nenkryetar i Kuvendit te Kosoves thote se duhet bere nje dallim serioz kur flitet per strukturat paralele ne mes te asaj se cfare paraqesin ato per pushtetin dhe qeverisjen lokale si edhe cfare do te thone ato per jeten e serbeve ne Kosove. Komunat serbe sipas anetarit te Partise se Pavarur Liberale SLS jane deshmuar si zgjidhja e gabuar. Ato jane jofunksionale personeli i tyre nuk kryen ate pune per cfare paguhet ato shkaktojne konfuzion ne mesin e popullates serbe dhe prej tyre nuk ka asnje interes.

Ne kete aspekt Miletiq pajtohet me kancelaren Merkel se si te tilla ato nuk duhet te ekzistojne Megjithate ajo qe do te thote jete dhe qe eshte pjese e propozimit gjitheperfshires per zgjidhjen e statusit te Kosoves qe eshte ekzistenca e shkollave spitaleve pra kujdesi shendetesor dhe arsimi une mendoj se duhet te vazhdojne te ekzistojne. A ka mundesi qe kjo te rregullohet me mire Kjo eshte edhe ne interesin e te gjithe serbeve te Kosoves duke me perfshire edhe mua - qe te kemi shendetesi dhe arsimim me te mire. Ne nuk jemi te kenaqur me nivelin qe kemi sot. Ai mund te permiresohet. Une mendoj se kjo duhet te ndryshoje ... Thjesht dua te theksoj dallimet ne mes te gjerave qe jane te rendesishme per jetese prej atyre politike thote Miletiq.

Bildunterschrift Zyra e komunes se Shterpces

Shuarja e strukturave do te thote ndihme per spastrimin etnik te Kosoves

Zvonko Mihajloviqi kryetari i komunes serbe te Shterpces te financuar nga Beogradi thote se kjo eshte edhe nje tjeter forme e presionit mbi serbet qe kane mbetur te jetojne ne Kosove qe kjo hapesire te pastrohet nga serbet dhe thekson se ndihma e Beogradit praktikisht eshte garancia e vetme per te mbijetuar.

Me shume se deklarata e Angela Merkel-it mua me shqeteson ajo se cfare qendrimi do te kete qeveria jone per kete ceshtje. Nese nen presionin e Perendimit ne kete rast Gjermanise dhe per hir te afrimit me nje objektiv imagjinar per anetaresim ne BE qeveria jone leshon pe dhe i shuan strukturat paralele kjo do te thote automatikisht ndihme te ashtuquajtures qeveri e Kosoves qe te spastroje etnikisht Kosoven.

Nenad Zejak njohes i mire i rrethanave te ketushme dhe gazetar shumevjecar nga Kosova vereson se deklarata e kancelares gjermane do te thote paralajmerim per terheqjen e plote te shtetit te Serbise nga Kosova.

Permbyllja e pavaresise se Kosoves

Ne kete menyre krijohet pershtypja se Angela Merkel eshte duke u perpjekur qe te rrumbullakesoje dicka qe quhet pavaresia e Kosoves perkatesisht krijimin e shtetit te Kosoves. Une kam frike se - nese gjykohet nga qendrimet e njerezve qe jetojne ne veri - kjo eshte edhe nje nisme tjeter qe me siguri do te krijoje nje mur edhe me te madh ndares mes serbeve dhe institucioneve te Kosoves.

Edhe qytetaret e nacionalitetit serb mendojne ngjashem. Per shembull Slavomir Miriq nga Lipjani thote se nuk do te ishte mire nese shuhen institucionet paralele te financuara nga Beogradi Per shkak se keto te ashtuquajtura institucione paralele sic quhen nga autoritetet kosovare jane kushti i vetem per mbijetesen e popullates serbe ne kete rajon. Nese ato shuhen - me siguri qe nje pjese e madhe e popullates serbe do te largohen nga keto hapesira. Sepse nese ne mund te edukojme femijet tane ne gjuhen amtare nese ne mund te trajtohemi tek mjeku serb keto jane disa prej parakushteve dhe se nuk do te kete nje jete normale ne keto hapesira pas 13 viteve te gjata te mosbesimit dhe tere asaj qe shkaktoi lufta ne kete rajon.

Autor Refki Alija/Esat Ahmeti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›