Pakistani përpiqet të rehabilitojë ish-militantët
Në veriperëndimin e trazuar të Pakistanit, ushtria vazhdon të përballet me grupe militante, të cilat i shmangen betejave gjatë ofensivave të ushtrisë, por pas largimit të ushtrisë kthehen për të frikësuar popullsinë lokale.
Ndërkohë që autoritetet vazhdojnë këtë luftë, ato gjithashtu po përpiqen të zbatojnë metoda të reja kundër kryengritësve në luginën veriperëndimore Svat, që sipas ushtrisë, më parë ka qenë burimi kryesor i mobilizimit të anëtarëve të rinj për forcat talebane.
Instruktorët po përpiqen t’i mësojnë ish-luftëtarët e talibanëve të heqin dorë nga radikalizmi. Mësimi tregon se si vrasja e njerëzve dhe sulmi kundër shtetit, janë në kundërshtim me mësimet e fesë islame.
Oficerët qendrën e mbrojtur mirë, të quajtur Mishal, thonë se qindra të burgosur talebanë po mësohen të përdorin kompjuterin, po mësojnë profesionin e elektricistit dhe të hidraulikut.
Oficerët shpresojnë që aftësitë e reja do t’i ndihmojnë të burgosurit të shmangin kthimin e tyre drejt radikalizmit.
Deri para dy vjetësh, ky rajon veriperëndimor i Pakistanit ishte nën kontrollin e ekstremistëve talebanë.
Ata kishin vendosur rregulla të ashpra të ligjit islamik dhe i ekzekutonin kundërshtarët.
Në Luginën Svat tani është vendosur paqja.
Por paqja është arritur me një çmim të lartë financiar për qeverinë dhe me sakrifica të mëdha të banorëve lokalë.