E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen: Fundoset barka me 43 afrikanë

Të paktën 43 migrantë afrikanë janë fundosur në bregdetin e Jemenit, ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Gadishullin Arabik, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Jemenit.

Në njofitm thuhet se tre somalezë janë shpëtuar, pasi barka që mbante 46 njerëz, shumica nga Etiopia është përmbysur, ndërsa edhe një barkë tjetër me 40 persona në bord është zhdukur.

Shumë emigrantë afrikanë mundohen të arrijnë në Jemen, të cilin e shohin si portë për të hyrë në pjesët e pasura të Lindjes së Mesme dhe për në Perëndim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›