Meksikë, mafia letër shtetit

Në një deklaratë të publikuar nga karteli kryesor meksikan i drogës, i premtohet shtetit dhe qytetarëve zgjatja 1-mujore e paqes deri në fundin e janarit.
Lajmi u publikua në rrjetin informative amerikan “CNN”. La Familia Michoacana, që ka marrë emertimin e saj nga një shtet bregdetar ku ka edhe qendrën, dërgoi një e-mail në mjetet e komunikimit, ku akuzohej shteti për rritjen e fundit të dhunës në Meksikë.
La Familia premtoi paqe në dhjetor dhe do të vazhdojë të mos sulmojë policinë federale edhe në janar.
“Dëshirojmë t`i urojmë gëzuar vitin e ri të gjithë banorëve të krahinës dhe t`i sigurojmë se policia po abuzon shumë me emrin tonë”, shkruhej në deklaratë. Ne e ndajmë veten nga çdo akt kriminal që ka ndodhur në muajin e dhjetorit 2010, akte për të cilat policia po përpiqet të na bëjë fajtore”.
Sipas autoriteteve, La Familia është fajtore për një numër të madh rrëmbimesh, vrasjesh dhe përdhunimesh, që e kanë shndërruar jetën në shumë të pasigurt në veriun e vendit.
Pavarësisht paqes së ofruar, shteti vrau një prej drejtuesve kryesorë të kartelit në një sulm gjatë dhjetorit.
“Paqja synon t`i tregojë shtetit dhe banorëve se ne kërkojmë vetëm liri për veprimet tona (trafikun e drogës) dhe se nuk jemi fajtorë për masakrat që na akuzojnë”, përfundonte deklarata e mafias.