Afganistan, vriten dy ushtarë austrialianë

Departamenti i Mbrojtjes të Australisë tha se dy ushtarë të këtij vendi janë vrarë në incidente të ndryshme në Afganistan.
Zyrtarët thanë se njëri ushtar ishte vrarë nga një ushtar afgan, ndërsa ushtari i dytë u vra nga rrëzimi i një helikopterit Çinok.
Ndërkohë sipas Asoshieted Pres numri i ushtarëve të vrarë të Australisë, në konfliktin në Afganistan, nga viti 2001, arrin në 26 persona.
Australia në Afganistan ka afro 1550 ushtarë, shumica prej të cilëve janë të fokusuar në stërvitjen e ushtrisë së Afganistanit.