E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, përleshje në Sanaa

Një grua ka mbetur e plagosur sot në Sanaa, kryeqyteti i Jemenit, kur forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë një manifestim të studentëve ndaj regjimit.

Sipas dëshmitarëve, policët kanë rrahur me shkopa gome njerëzit që ishin nisur nga universiteti i Sanaa drejt pallatit presidencial.

Manifestuesit mbanin në duar slloganë kundër presidentit Ali Abdallah Saleh, i cili qëndron në pushtet prej 32 vitesh tashmë.

Të paktën dhjetë persona janë arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›