E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria egjiptiane shpërndan Parlamentin

Ushtria egjiptiane në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ka shpërndarë Parlamentin dhe ka pezulluar Kushtetutën. Në një konferencë për shtyp, Këshilli e Lartë Ushtarak tha se do të qëndrojë në pushtet 6 muaj, ose deri në momentin kur do të zhvillohen zgjedhje të reja. Paralamenti aktual ka mazhorancën e tij nga deputetët të partisë së Hosni Mubarak.

Ndërkohë që më herët ushtria në një tjetër deklaratë për shtyp tha se kabineti i ri qeveritar do të qëndrojë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe se Egjipti do respektojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Ata i kanë bërë thirrje popullit që të ecin përpara që dhe të fillojnë aktivitetin ekonomik duke shtuar se pas protestave populli egjiptian duhet të tregohet i përgjegjshëm për vendin e tij.

Këshilli ka siguruar gjithashtu se do të ketë bashkëpunim me policinë që të ruajnë vendin dhe demokracinë në të. Situata në Egjipt duket të jetë qetësuar nga ajo çka ishte më parë, por disa preotestues kanë preferuar që të qëndrojnë akoma në shesh, dhe kjo ka bërë që shpesh herë të përballen me policinë e cila ka kërkuar të pastrojë zonën ne sheshin Tarhir.
 

Më herët kryeministri izraelit tha se ishte i kënaqur me vendimin e Këshillit për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa ish-kryeministri britanik Tony Blair i cili tani është një dërguar i paqes në Lindjen e Mesme, deklaroi se pas largimit të Mubarak ky mund të jetë një moment i rëndësishmëm fillimi.  Mubarak u largua me 18 protesta, pas 30 vitesh në pushtet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›