Jemen, pritet fjalimi i presidentit Saleh

Presidenti jemenas, Ali Abdullah Saleh do të mbajë një fjalimi para vendit të tij brenda 48 orëve të ardhshme, ka bërë të ditur zyra e presidencës në Sana.
“Presidenti do të bëjë daljen e tij publike pavarësisht frikës sonë se plagët në trupin e tij do ta pengojnë. Shfaqja e tij nuk do të jetë ashtu sic e presin mediat”, thuhet në një komunikatë.
Saleh ndodhet i shtruar në Arabinë Saudite pasi mbeti i plagosur në një sulm ndaj pallatit presidencial në fillim të qershorit.
Pavarësisht protestave dhe revoltave popullore kundër regjimit, Saleh ka deklaruar disa herë se nuk ka ndërmend të lërë pushtetin.