E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malajzi, arrestohen 60 aktivistë të opozitës

Të paktën 60 persona janë arrestuar nga policia në Malajzi pasi morën pjesë në protestën e opozitës kundër qeverisë të organizuar në pjesën juglindore të këtij shteti aziatik.
Disa prej të arrestuarve tashmë janë liruar, mirëpo autoritetet kanë paralajmëruar opozitën që të anulojë demonstratën e caktuar për 9 korrik.
Opozita do e shfrytëzojë këtë protestë për t`i dhënë fund regjimit 54 vjeçar të pushterarëve aktual që kërkojnë më shumë transparencë politike. Kryeministri, Naxhib Razak, deklaroi të dielën se nëse do ketë probleme, atëherë opozita do të jetë përgjegjëse.
“Opozita të mos krijojnë kaos vetëm pse kërkon të marrë pushtetin pasi do të jetë përgjegjëse” theksoi Razak.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›