Kina dhe Vietnami në bisedime për ishujt Spraitili

Kina dhe Vietnami kanë rënë për të zgjidhur në mënyrë paqësore dhe përmes konsultimeve miqësore pretendimet territoriale në detin jugor të Kinës.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Kina e Re”, e cila citon Dai Binguo, një zyrtar i rëndësishëm i politikës së jashtme të Pekinit.
Cështja ka të bëjë me ishujt Spraitili, që përvecse nga Pekini dhe Hanoi, pretendohen edhe nga Filipinet, Brunei, Malajzia dhe Tajvani.
Ndërsa ishujt e tjerë të njohur me emrin Paracelse pretendohen vetëm nga Kina dhe Vietnami.