E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, protestuesit kërkojnë largimin e presidentit

Raportet nga kryeqyteti i Jemenit thonë se mijëra studentë dhe avokatë kanë dalë në rrugë në të dytën ditë me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh.

Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kanë penguar turrmën që të tubohet në sheshin Al-Tahrir.

Dje policia shpërndau mijëra protestues të cilët marshuan në kryeqytetin Sana.

Ndërkohë, presidenti Saleh ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t`u përballur me sfidat që i kanosen nga protestuesit në vendin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›