E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vullnetarët eksperimentojnë "ecjen në Mars"

Pas tetë muaj qëndrimi në izolim, një grup prej gjashtë kërkues ndërkombëtarë, në kuadër të një misioni, po përgatiten të ecin në sipërfaqen e imituar të Planetit të Kuq.

Qëllimi i misionit që do të zgjatë 520 ditë, është që të testohet reagimi i njeriut ndaj udhëtimit të gjatë në Mars.

Vullnetarët, tre rusë, një francez, një italian dhe një kinez, që nga muaji qershor qëndruan të mbyllur në një anije kozmike në qendrën kërkimore në Moskë.

Sot, tre prej tyre do të ngulin flamujt kombëtarë të Rusisë, Kinës dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës në sipërfaqen e Marsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›