Jemen sulmohet ambasada amerikane

Ambasada amerikane në Berlin është evakuuar menjëherë pas lajmit për një pako të dyshimtë e cila ka mbërritur me postë. Sipas zjarrfikësve që kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendngjarje tre persona janë ankuar për vështirësi në frymëmarrje pasi kanë hapur pakon në të cilën ndodhej një lëndë e dyshimtë Ndërkohë që Ambasada amerikane në Sana, Jemen, është sulmuar nga mijëra manifestues islamik që protestonin kundër shpërndarjes së filmit “pafajësia e Muslimanëve”. Demonstruesit kanë arritur të hyjnë në oborrin e selisë diplomatike por jo brenda ambienteve të saj ku ndodhen zyrat, pasi janë ndaluar nga forcat e sigurisë. Me parullat “Vdekje Amerikës” ata kanë zhvendosur hekurat e murit rrethues të ambasadës dhe kanë vënë zjarr. Menjëherë sapo kanë kaluar murin rrethues ata kanë marrë flamurin amerikan dhe e kanë djegur, si dhe kanë qëlluar me gurë ndaj ndërtesës. Forcat e sigurisë në vend kanë qëlluar në ajër dhe kanë lëshuar gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Nuk dihet ende nëse në personeli I ambasadës ndodhej brenda ambienteve. Ambasada e Jemenit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dënuar incidentin dhe ka premtuar se do të marrë masa për mbrojtjen e diplomatëve të huaj. Dy ditë më parë nga dhuna e shpërthyer për shkak të filmit mbi profetin Muhamed Coin ë vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi , Kris Stivens dhe të tre funksionarëve të tjerë. Protesta ka pasur dhe në Kajro e Tunizi.