Protesta anti-amerikane ne Lindjen e Mesme
Në Lindjen e Mesme kanë vazhduar protestat dhe sulmet ndaj ambasadave amerikane.
Demonstruesit e kanë sulmuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Jemenit, Sana, derisa zemërimi vazhdon të përhapet në gjithë botën myslimane, lidhur me një projekt filmik privat, që sipas tyre ofendon Profetin Muhamed.
Policia qelloi ne ajer ne perpjekje per te mbajtur njerezit larg kompleksit, por nuk arriti t'i ndalonte hyrjen ne kompleks, ku demonstruesit i kanë vënë zjarrin automjeteve të parkuara. Një sërë personash raportohen të jenë plagosur.
Në valën e dytë të protestave, forcat e rendit qëlluan ndaj turmës, duke plagosur të paktën tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje kritike.
Në Kajro policia është përleshur me demonstruesit, që për të tretën ditë me radhë po protestonin afër Ambasadës amerikane, kundër projektit filmik.
Me dhjetra perosna, mes tyre agjete policie dhe manifestues kanë janë lënduar si pasojë e asfiksimit nga gazi lotsjellës, në përleshjet në sheshin Tahrir në Kajro.
Në Teheran të Iranit, forca shtesë të sigurisë janë vendosur afër Ambasadës së Zvicrës, e cila i mbronë interesat e Shteteve të Bashkuara në këtë vend, ndërsa studentët kanë demonstruar kundër filmit.
Në Tunizi dhe Sudan, protestat e dhunshme kane nisur që mbremjen e së mërkurës, policia është përleshur me demonstruesit jashtë ambasadave amerikane. Protestuesit dogjën flamurin amerikan dhe hodhën parrulla anti-amerikane.
Protestat nisin, pikërisht një ditë pas vrasjes së ambasadorit amerikan në Libi, Kristofer Stivens, gjatë një sulmi kundër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Bengazi. Ëashingtoni po heton për të parë nëse sulmi mbi Konsullatën Amerikane në Bengazi të Libisë, që i mori jeteën ambasadorit Cristopher Stevens e tre diplomatëve të tjerë, ishte planifikuar nga militantët.
Fillimisht u mendua se mësymja ishte një reagim spontan, vazhdë e protestës kundër nje filmi anti-islamik. Por ekspertet tani thone se sulmi ishte kompleks dhe profesional, e ka edhe raporte qe sugjerojne se agresoret mund te kene patur lidhje me grupet xhihadiste.
Nje zyrtar i larte amerikan, i cituar nga agjensia e lajmeve AFP, shprehet se me të gjithë gjasat, sulmuesit në Bengazi kanë përdorur demonstratat si pretekst për goditur konsullatën.
Dyshimet e para ranë mbi brigadën Ansar al Sharia, por grupi paraushtarak mohon çdo përfshirje. Nuk përjashtohet edhe mundësia që në episodin e dhunshëm të ketë pasur gisht Al Kaeda në Magrebin islamik.
Ndërkohë dy luftanije amerikane janë nisur drejt bregdetit libian, vetëm një ditë pas sulmit në konsullatën e SHBA në Bengazi.
Dy luftanije me 300 marinarë në bord, Laboon USS tashmë ndodhet më bregun libian, ndërkohë USS McFaul, pritet që brenda pak ditësh të arrijë në destinacioni e duhur. Sic raporton Asociated Press dy luftanijet nuk kanë akoma një mision specifik, ndërkohë që në Mesdhe ndodhen të dislokuara 3 anije të tjera luftarake, të pajisura me raketa Tomahok, ose me rreze të gjatë lundrimit raketore në gatishmëri.