Berlin evakuohet konsullata e SHBA-se
Seksioni i vizave në konsullatën amerikane në Berlin është evakuuar, pasi një punonjëse ndjeu vështirësi në frymëmarrje në momentin e kontrollit të pasaportës të një personi, i cili siç citon Reuters besohet se është shtetas shqiptar. Ky i fundit po aplikonte për vizë amerikane-thanë burimet policore.
Pamjet televizive treguan pamje të hetuesve me kostume mbrojtje dhe maska në konsullatën në Berlin, e cila ndodhet në jug-perëndim të qytteit, veçmas godinave të ambasadave në Berlin.
Zëdhënësja e policisë sqaroi ngjarjen duke thënë se para orës 11:00 një burrë erdhi në ambasadë dhe kërkonte një vizë. Pikërisht në momentin kur punonjësja hapi pasaportën, ajo ndjeu vështirësi në frymëmarrje dhe shije metalike në gojë. Mendohet se nëpërmjet një pakoje kanë hyrë kimikate toksike brenda ndërtesës, e cila është në kushte të larta sigurie.
Zëdhënësja tha se lënda toksike ka ardhur nga një zarf që përmbante materiale mbështetëse për një kërkesë për vizë, që ishte dorëzuar në konsullatë nga vetë aplikanti në mëngjes, cili është shtetas shqiptar. Autoritetet gjermane dhe amerikane janë duke shqyrtuar të dhënat e aplikantit.
Ngjarja në fjalë bëhet edhe me shqetësuese, pikërisht pas incidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Libi, ku humbi jetën ambasadori amerikan si dhe pas protestave që kanë shpërthyer para ambasadave amerikane në disa shtete të lindjes së mesme.