Durrës, nxënësit festojnë Ditën e Olimpizmit me veprimtari sportive
DURRËS- Qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Durrësit kanë festuar sot Ditën e Olimpizmit, në një veprimtari të përbashkët sportive të Qendrës kulturore të fëmijëve dhe Komitetit olimpik kombëtar shqiptar. Çlirim Kume, specialist në QKF, tha se Dita e Olimpizmit është është kthyer në një stacion të përvitshëm për edukimin sportiv të nxënësve në Durrës.
Veprimtaria nisi në orët e para të ditës me ceremoninë e ndezjes së pishtarit olimpik pranë mureve mesjetare të qytetit, ndërsa dhjetra fëmijë me flamurin kombëtar kuq e zi iu drejtuan shëtitores bregdetare të qytetit, ku ishin improvizuar fusha volejbolli dhe basketbolli, si dhe terrene të tjera sportive. Gjatë gjithë paradites fëmijët do të jenë pjesë e një takimi të madh sportiv me lojra populore, tërheqje litari, pigpong, vrapim, gjimnastikë dhe stafeta, ndërsa në përfundim do të nderohen shkollat dhe nxënësit me rezultate më të mira, tha Kume.
Bashkimi i frymës së Olimpizmit me traditën kulturore të vendit tonë është një nga qëllimet e këtyre organizimeve të përvitshme. Komitetit olimpik kombëtar shqiptar është formuar në vitin 1958, por vendosja e tij në shinat e olimpizmit ndërkombëtar rifilloi në vitet 1990.
(e.m/ata//BalkanWeb)