Netanjahu urdhëron ndërtimin e 2000 vendbanimeve të reja

Netanjahu tha në një komunikatë dje se ndërtimet e reja do të përfshijnë vendbanime që ai besonte se do të jenë pjesë e Izraelit në marrëveshjen e ardhshme për paqe. Ndërtimi i vendbanimeve izraelite në tokën e pushtuar palestineze është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.
Izraeli po ashtu vendosi të martën për ngrirjen e transferimit të taksave që i përkasin Autoritetit Palestinez, si një masë ndëshkuese pasi Palestina siguroi anëtarësim të plotë në UNESCO.
Ish-kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat, tha se ndërtimi i vendbanimeve të reja është “i motivuar politikisht”.
“Toka që ata po ndërtojnë vendbanime supozohet të jetë tokë e shtetit palestinez”, tha ai për “Al-Xhaziran”. Palestinezët kërkojnë që Jerusalemin lindor ta bëjnë kryeqytetin e shtetit të tyre.
“Nga ana tjetër, paratë që ata po bllokojnë janë paratë tona. Pra, kjo është një politikë shantazhi dhe frikësimi, por ne nuk do të heqim dorë nga kërkimi i të drejtave tona”./Start/F. Prroni/
2011-11-02 10:25