E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, të paktën pesë të vrarë në Sana

Ata po protestonin kundër marrëveshjes për transferimin e pushtetit, e cila i siguron Salehit imunitet ndaj ndjekjes.

Të mërkurën, Saleh nënshkroi një marrëveshje në Arabinë Saudite, sipas të cilës ai do të dorëhiqej nga posti i tij pas 30-vjetësh në pushtet.

Saleh ra dakord të transferonte pushtetin tek zëvendësi i tij dhe në këmbim do të merrte siguri se nuk do të përndiqej.

Shumë protestues thanë se nuk do ta njohin marrëveshjen dhe se do kërkojnë gjykimin e Salehit për krimet e kryera./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-24 14:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›