Haxhinasto kërkon në Vietnam njohjen e Kosovës

Në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet në dy vendet dhe në rajonet përkatëse, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe nënvizoi se, tani është koha që këto marrëdhënie të shënojnë një kapitull të ri.
Ai vlerësoi arritjet e Vietnamit në vitet e fundit, duke veçuar rritjen ekonomike. Haxhinasto u shpreh se duhet të rishikohen marrëveshjet ekzistuese dypalëshe dhe të nënshkruhen të reja, në fusha të rëndësishme si: heqja e taksimit të dyfishtë, nxitja dhe mbrojtja e investimeve, arsimi e turizmi.
Në takim u ra dakord për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona, tha Ministri Haxhinasto, duhet të forcohen veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare. Shqipëria dhe Vietnami kanë pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe pozitiv në vitet e fundit, gjë që përbën një mundësi për një bashkëpunim të frytshëm ekonomik në të ardhmen.
Për këtë, tha ai, duhet që komunitetet e biznesit të jenë më afër njëri-tjetrit dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, apo forumeve të biznesit, do të ndihmonte së tepërmi në këtë drejtim. Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Vietnamit, Pham Binh Minh, vlerësoi asistencën e Shqipërisë në fushën e arsimit, duke pasur parasysh se kanë qenë mbi 100 persona, që kanë studiuar në Shqipëri në vitet e kaluara.
Në këtë kuadër, ai kërkoi që Vietnami, duke qenë një nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, të rikonsiderojë pozicionin e vet. Pham Binh Minh tha se po ndjekim me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe për më tepër që kjo temë ka qenë një nga temat kryesore të diskutuara në OKB. Serbia dhe Kosova, tha ai, duhet të vazhdojnë dialogun për të gjetur qëndrime të përbashkëta, që të jenë të pranueshme për të dy palët. Në fund të takimit, Haxhinasto dhe Minh nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme. /Start/
2011-11-24 15:53