Presidenca e KiE-së, Haxhinasto: Forcimi i dialogut, prioriteti ynë

Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv
Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë.
Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë.
Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila përbën baza për ekstremizëm dhe ksenofobi. Do të ndiqemi nga motoja Të bashkuar në diversitet, tha Haxhinasto.