Jemen, vriten 35 militantë të Al-Kaidës

Ministria e Mbrojtjes në Jemen tha se forcat e saj, kanë sulmuar trupat e Al-Kaidës në pjesën jugore të vendit, duke vrarë 35 militantë.
Ministria bëri të ditur se ushtria ka morr kontrollin në vendin e quajtur Banaa arabe, në afërsi të qytetit Jaar, vend i njohur si bastion i Al-Kaidës.
Sulmi erdhi pasi pretendohet se Al-Kaida, ka kryer një bombardim vetëvrasës të hënën gjatë një provë-parade të ushtrisë jemenase, ku u vranë 96 ushtarë.
Forcat jemenase janë sulmuar nga Al-Kaida, duke u përpjekur për të shpërngulur militantët nga zonat që ata kanë marr pas trazirave politike të vitit të kaluar.