E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, mbyti fëmijën 33 vjet më parë, arrestohet i dyshuari

Një njeri që ka pranuar se ka vrarë duke e mbytur një djalosh gjashtë vjeçar, i deklaruar i humbur në vitin 1979, është arrestuar.

“Pedro Hernandez nga Maple Shade i Nju Jersey, i tha policisë se ai ka mbytur Etan Patz, dhe e la trupin e tij në një kuti në një rrugicë”, u tha gazetarëve Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, Raymond Kelly. Etan u zhduk duke ecur drejt një stacioni autobusi .

Ai u bë një nga të zhdukurit e parë që u shfaqën në amballazhin e kartonit të qumështit, për të kërkuar informacion.

Hernandez është i dyshuari i parë që arrestohet në lidhje me çështjen në fjalë. Ai punonte në atë kohë në një dyqan pranë shtëpisë se familjes Patz në Manhattan, Nju York.

Komisioneri i policisë, Raymond Kelly, tha se "Një individ, tashmë në paraburgim, ka deklaruar për detektivët e NYPD se ishte i përfshirë në zhdukjen dhe vdekjen e Etan Patz, 33 vjet më parë".

I burgosuri ishte një fytyrë e njohur për policinë, pasi kishte punuar dhe jetuar në lagjen ku Etan ishte zhdukur, sipas kanalit televiziv NBC.

Etan u zhduk në 25 maj të viti 1979, ndërsa të premten ka përvjetorin e zhdukjes së tij. Në vitin 1983 presidenti amerikan Ronald Regan, shpalli 25 majin Ditën Kombëtare të Fëmijve të Zhdukur.

Etan u deklarua i vdekur nga një gjykatë në vitin 2001.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›