Jemen vritet terroristi Al-Awlaki

Kleriku radikal islamik i lindur në Shtetet e Bashkuara, Anwar al-Awlaki, një nga liderët kryesore të Al Kaedes ne gadishullin arabik, është vrare në Jemen.
Lajmin e dha Ministria jemenite e Mbrojtjes ndersa eshte konfirmuar dhe nga zyrtare te administrates amerikane. Awlaki me origjine nga Jemeni, kerkohej ne kete vend qe prej dhjetorit te 2007-es.
Shtetet e Bashkuara e paten cilesuar si nje terrorist me ndikim global per shkak te rolit te tij ne nje seri sulmesh, dhe presidenti Barak Obama thuhet ta kete urdheruar personalisht vrasjen e tij. Ne deklaraten e Ministrise jemenite te Mbrojtjes nuk jepen shume detaje mbi kete vdekje, pervec faktit qe te njejtin fund me Al-Awlakin kane bere edhe kater bashkepunetore te tij.
Te gjithe ata mbeten viktima te nje sulmi ajror ne provincen veriore Al Xhauf, ne kufi me Arabine Saudite. Nuk dihet ende me saktesi nese sulmin e ndermoren forcat jemenite apo nese Al-Awlaki eshte vene ne shenjester te avioneve amerikane.
Nje i tille kishte tentuar eliminimin e terroristit qe figuron ne listen e personave me te kerkuar nga Shtetet e Bashkuara ne muajin maj, por Al Awlaki shpetoi asokohe mrekullisht. Ky njeri eshte implikuar ne vrasjet ne bazen ushtarake amerikane te Fort Hood-it ne teksas, ne tentativen e shperthimit te nje bombe ne avionin me destinacion detroitin ne 2009-ten si dhe ne perpjekjen e deshtuar per te vendosur eksplozive ne Times Square te New York-ut. Ne nje video te publikuar nentorin e vitit qe shkoi, Al Awlaki bente thirrje per vrasjen e amerikaneve, duke thene se ata jane te gjithe pjese e grupit te djajve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Familja Konomi,letër Presidentit
"Të gjenden autorët dhe të zgjidhet cështja e pronës"
Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
Berisha: Rama, strategji bllokimesh
Binesi: Të zgjidhet kriza politike
Rexhepi: Situata në veri, po bëhet e padurueshme