Zija Çela publikon librin "Apokalipsi sipas Shën Tiranës"

Shkrimtari i mirënjohur Zija Çela rikthehet për lexuesin shqiptarë me një libër të ri. Në qëndër të romanit "Apokalipsi sipas Shën Tiranës" është bashkëjetesa midis të gjallëve dhe të vdekurve.
Në këtë apokalips bëhet gjëma e Tiranës njerëzore, intelektuale, Tiranës politike, provinciale dhe asaj hipokrite. Struktura e romanit është një labirint i lëvizshëm, të cilin gjihtkush mund ta eksplorojë në bazë të përvojave vetijake. Personazhet, e romantik ndonëse fiktivë janë të përshtatur në realitetin ku jetojmë.
Zija Çela ka filluar të shkruajë qysh në vitin 1972. Ai cilësohet nga kritika si një nga shkrimtarët më të mirë në Shqipëri. Disa nga librat që ka sjellë autori janë "boja e Botës", Sos një buzëqeshje", Për dashurinë shkruhet pas vdekjes", Gjaku im i errët", etj.