E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri Inter-Napoli sfide per titull kampion


“Ndeshja Inter-Napoli do të jetë një sfidë për titullin kampion sepse të dyja janë skuadra që mund të luftojnë për vendet e para në klasifikim.”

Kështu është shprehur Claudio Ranieri, trajneri i Interit, në prag të ndeshjes së ditës së shtunë mes zikaltërve dhe ekipit napolitan.

Maicon dhe Pazzini mund të jenë të gatshëm për një nga supersfidat e Serisë A të kësaj jave.

“Jo vetëm Juventus-Milan është një sfidë për titull, por edhe Inter-Napoli. Ekipi që unë drejtoj ka kapacitet për të fituar. Pas dy fitoreve ndaj Bolonjës dhe CSKA Moskës skuadra ka gjetur besimin. Pazzini do të grumbullohet dhe do të shohim nëse do të mund të luajë, ndërsa Maicon është i gatshëm”, u shpreh Ranieri.

Një tjetër lojtar që ka munguar në formacionin zikaltër është edhe Dejan Stankovic.

“Do të pres ditën e shtunë për të vendosur nëse Stankovic do të jetë pjesë e takimit. Gjithsesi, alternativat nuk më mungojnë”, shtoi tekniku.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Buffon: Milan do të tregojë forcën e Juves
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është gati për ndeshjen e së dielës ndaj Milanit. Liga e Europës, humb Lacio dhe PSG
PSG dhe Lazio kanë humbur ndeshjet e dyta në Europa League, ndërkohë që skuadrat e tjera pretendente kanë fituar 3 pikë të tjera duke vazhduar kryesimet në grupet e tyre përkatëse. Roberto Carlos, lojtar-trajner i Anzhit
Roberto Carlos nuk do të jetë më vetëm mbrojtësi i majtë i ekipit rus të Anzhi, por edhe trajneri i skuadrës. Berlusconi: Milan, më i fortë se Barcelona
Pronari i Milanit dhe kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është i bindur se Milan është më i fortë se Barcelona dhe se “do të fitojë gjithçka këtë sezon”. Real Madrid, mbreti i Champions
Ditën e mërkurë, gazeta e famshme franceze L’Equipe publikoi renditjen e ekipeve më të mira të historisë së Ligës së Kampioneve duke shpallur Realin e Madridit si mbretin e kompeticionit.

Lajmet kryesore

Familja Konomi,letër Presidentit
"Të gjenden autorët dhe të zgjidhet cështja e pronës"
Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
Berisha: Rama, strategji bllokimesh
Binesi: Të zgjidhet kriza politike
Rexhepi: Situata në veri, po bëhet e padurueshme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›