Jemeni prej kohesh qender e rendesishme e El Kaides

Ajri eshte i rende plumb dhe vjen era barut. Nje njesi anti-terror e Jemenit gjate stervitjes municioni qe perdoret eshte i vertete dhe jo mesimor. Skena te tilla behen per tu treguar vizitoreve te huaj vendosmerine e vendit per te luftuar terrorizmin.Ajo qe nuk thuhet dhe tregohet hapur eshte qe stervitja zhvillohet nen drejtimin e eksperteve amerikane. Ata kane vite qe punojne ne Jemen sepse ky vend po kthehet gjithnje e me teper ne qender te pasuesve dhe simpatizanteve te Al-Kaides. Shume terroriste qe e ndjejne veten te pasigurt ne vende te tjera jane vedosur ne Jemen. Nje vend i cili edhe sot duket se eshte baze ideale per ta.
Bildunterschrift Trupa jemetite - Skena te tilla behen per tu treguar vizitoreve te huaj vendosmerine e vendit per te luftuar terrorizmin
Ne Jemen nuk ka nje pushtet te vertete qendror dhe vendi ka kohe qe kercenon te shperbehet. Kjo jo vetem per shkak te kryetareve te fiseve qe sundojne ne nje rajon te caktuar dhe perpiqen te ruajne pavaresine e tyre ndaj qeverise ne Sanaa por para se gjithash per shkak te perpjekjeve separatiste ne jug te vendit dhe te nje lufte ne acarim e siper me klanet shiite ne veri te vendit. Zhvillimi i ndryshem i zonave jugore qe deri ne vitin 1990 deri sa u bashkuan me Jemenin e ribashkuar ishin pjese e Republikes Demokratike i ben banoret e saj me te djeshem per rezistence ndaj pushtetit qendror. Kurse lufta me fiset e veriut eshte edhe me e vjeter.
Ne kufi te nje shteti te deshtuar
Keto probleme te brendshme te shoqeruara me varferine e madhe nivelin e ulet te shkollimit prapambejtjen dhe rrenjet tradicionale-fetare te popullsise e kane cuar Jemenin ne kufi te nje shteti te deshtuar failed state si dikur Afganistani. Pikerisht kjo situate perben nje truall ideal per grupet terroriste. Nje element tjeter favorizues eshte pozita gjeografike e Jemenit ai kufizohet me Arabine Saudite prej nga e ka origjinen berthama e Kaides. Po ashtu Jemeni nuk eshte larg Somalise dhe zonave te tjera ne Lindje te Afrikes dhe ne ujerat e tij kalojne rruge detare me rendesi strategjike te madhe.
Bildunterschrift Harta e Jemenit dhe kufiri i dikurshem mes Jemenit te Veriut dhe te Jugut
Per vite te tera Uashingtonidhe aleatet e tij kane bere shume pak per ti prere Jemenit vendit me i varferte Gadishullit Arabikrrugen e deshtimit. Dhe kjo edhe pse zhvillimet e pershkruara me lart ne Jemen kishin filluar qe perpara 11 shtatorit. Ne janar te vitit 2000 gjeten vdekjen prej sulmit me gomone te atentatoreve vetevrases 17 ushtare amerikane te anijes luftarake USS Cole qe gjendej ne brigjet jugore te Jemenit. Qe nga kjo kohe SHBA eshte ne ndjekje te atyre qe fshihen pas ketij atentati por nuk jane kujdesur shume qe Jemeni te mos rreshqase sepse kane qene e zene me Afganistanin Irakun dhe se fundi edhe me Pakistanin.
Rrembime te shpeshta te te huajve
Sinjale te tjera nga Jemeni nuk kane munguar Le te kujtojme rrembimin e te huajve dhe lirimin e pengjeve vetem pas pagimit te parave apo edhe vrasjen e tyre. Te gjitha keto akte kishin motive politike apo fetare. Ato u shtuan me forcimin e Al Kaides ne kete vend kur p.sh. rreth 25 te burgosur nga Jemeni qe gjendeshin ne kampin e Guantanamos u kthyen pas lirimit ne Jemen rifilluan punen duke e bashkuar me pasuesit e Kaides nga Arabia Saudite apo me Al Kaiden e Gadishullit Arabik qe vepron ne Jemen.
Bildunterschrift Jemeni - baze e re e El Kaidas
Por sinjale te tilla u kaluan pa u vene re ne boten e jashtme madje edhe prej shteteve qe jane ne vende te tjera aktive ne lufte kunder terrorizmit. Sinjalet e alarmit u ndezen ne rastin e sulmit qe ishte pergatitur Krishtlindjet e vitit te kaluar me nje avion me destinacion Detroitit. Atentatori ishte nga Nigeria por ishte pergatitur prej Al Kaides ne Jemen.
Pas ketij rasti presidenti amerikan Barack Obama deklaroi jo vetem hetimin e punes se organeve te sigurise ne vend por edhe forcimin e bashkepunimit me Jemenin. Nje konference nderkombetare per te shqyrtuar zhvillimet ne Jemen e cila zhvillua ne janar te ketij viti ne Londer nuk solli perfundime te qendrueshme.
Autor Peter Philipp/Pandeli Pani
Redaktoi Bahri Cani