E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemi në zonën e kuqe, borxhi si flluska ekonomike

Gazeta Shqip

Inflacioni: Në kushtet kur inflacioni mesatar është rritur mesatarisht për 2010-2012 me 5.6%, të ardhurat buxhetore në terma reale kanë pësuar rënie me rreth 3.8%

Efektet: Rritja e inflacionit e bën rritjen reale të të ardhurave negative në kushtet kur borxhi shkon për shpenzime pagash dhe investimet publike janë tkurrur

Brezat: Është koha të kuptohet dhe të mos vazhdojmë me rritje iluzore që janë me pasoja, por të adoptojmë qëndrime të matura për të mos u lënë borxhe brezave

Stanjacioni: Prandaj në kushtet e stanjacionit dhe rënies reale të të ardhurave buxhetore, rritja dhe zhvillimi nuk mund të mbështeten duke rritur me ritme të larta borxhin

Nevoja për alternativa dhe të guximshme

Prof. Ermelinda Meksi skanon ekonominë e tre viteve të fundit

ermelinda meksiARD KOLA
Ekonomia shqiptare nuk po gjeneron të ardhura, kurse shpenzimet sa vijnë dhe rriten, duke ngacmuar gjithnjë e më shumë borxhin. Në intervistën për gazetën Shqip, prof. dr. Ermelinda Meksi analizon me hollësi gjendjen aktuale të ekonomisë, ku ishim dhe në çfarë situate jemi, duke ngritur pikëpyetjet për të ardhmen. Në prag të fushatës elektorale, ish-ministrja e Ekonomisë flet për programet e partive politike, për vendimet e BSH-së dhe çfarë të ardhme e pret ekonominë e brishtë shqiptare, sipas së cilës, ka hyrë tashmë në zonën e kuqe të alarmit.

Bazuar nga analiza mbi të dhënat e tremujorit të parë 2013, çfarë evidentoni në ecurinë e ekonomisë?

Në radhë të parë, dua të vlerësoj interesimin e gazetës suaj për vlerësimin e situatës ekonomike të vendit tonë, sidomos në kushtet kur kemi hyrë në një fushatë zgjedhjesh, që për gjykimin tim presupozon ballafaqim alternativash dhe rrugëzgjidhjesh për ta shpënë ekonominë përpara dhe në kushtet e krizës globale ekonomike-financiare dhe sidomos asaj që ka mbërthyer prej vitesh fqinjët dhe partnerët tanë kryesorë, Italinë dhe Greqinë. Mjafton ti referohesh faqes së internetit të Ministrisë së Financave, të prezantuara në tabelë, për të kuptuar si paraqitet gjendja ekonomike e vendit nisur nga treguesit e buxhetit të shtetit për tremujorin e parë.

Theksoj se të dhënat janë zyrtare dhe kushdo, jo vetëm mund ti shohë, por edhe mund ti vlerësojë. Së pari, vërehet rënia e të ardhurave buxhetore kundrejt vitit të kaluar me 3,6% ose me 2.8 miliardë lekë. Por ajo që të bie në sy është se ndërsa në vitet e kaluara, rritja ka qenë e ngadaltë, sivjet vërehet rënie e të ardhurave buxhetore, të cilat janë edhe më të ulëta se ato të vitit 2010. Pra krahasuar me tre vjet më parë shfaqet jo thjesht stanjacion, por rënie e të ardhurave buxhetore nominale.

Së dyti, ndërsa ulen të ardhurat, shpenzimet korrente, që nuk sjellin rritje ekonomike (kryesisht shpenzimet për paga, pensione e të kosto tjera sociale, apo interesat e borxhit) janë rritur në mënyrë të vazhdueshme nga njëri vit në tjetrin. Vetëm ndaj vitit të kaluar ato u rritën me 6,4% ose me 4,6 miliardë lekë, kurse ndaj vitit 2010 janë rritur 22% ose 13.7 miliardë lekë.

Së treti, pas disa vitesh (2004) rishfaqet deficiti ndaj shpenzimeve korrente, që përbën borxhin për të mbuluar shpenzimet për paga, pensione, interesa, etj., në masën 634 milionë lekë, përtej investimeve kapitale. Për çdo ekonomist, kjo është një kambanë që lajmëron një situatë kritike në ekonominë tonë. A është vështirë të shihet? Unë mendoj se jo, të paktën nga ekonomistët dhe familjarët. Nëse me të ardhurat nga paga dhe pensioni nuk mbulohen shpenzimet korrente, por duhet të marrësh borxh, kjo situatë nuk mund të vlerësohet si normale nga çdo familjar. Si ekonomiste, unë mendoj se ekonomia shqiptare nuk është më në zonën portokalli, por ka hyrë në zonën e kuqe. Pranimi dhe njohja e kësaj situate është kushti i parë për një angazhim real jo vetëm prej pretendentëve për të qeverisur pas 23 qershorit, por dhe për mendimin ekonomik për ti dhënë rrugëzgjidhje daljes nga kjo situatë dhe të rivitalizohet rritja.

Së katërti, në kushtet e mësipërme bien shpenzimet për investimet publike, ose shpenzimet që ndikojnë në rritjen ekonomike. Krahasuar me vitin e kaluar, ato kanë rënë me 9% ose 1.4 miliardë lekë. Por krahasuar edhe me vitet paraardhëse, rënia është më e madhe, duke pasur karakteristikë se këto investime janë financuar vetëm nga borxhi.

Së pesti, rënia e investimeve publike është shoqëruar nga rënia e investimeve private. Kjo është pasojë e rënies së burimeve të financimit të tyre. Si fitimet e vetë kompanive dhe kredia bankare për biznesin kanë shfaqur rënie. Megjithëse vërehet një rritje shumë modeste e të ardhurave nga tatim-fitimi në tremujorin e parë të 2013-s kundrejt vitit të kaluar, këto të ardhura kanë ardhur në rënie duke filluar prej vitit 2008. Kurse stoku i kredisë për ekonominë në fund të shkurtit 2013, ra në nivelin 551.6 miliardë lekë, nga 557.2 që ishte në fund të shtatorit 2012. Po kështu kredia për investime, rritja e së cilës u ngadalësua vitin e kaluar, shfaqi rënie për këtë periudhë.

Një tregues që përafron investimet private është importi i makineri e pajisjeve, i cili në tremujorin e parë ra me 2,6 miliardë lekë (nga 22.5 në 19.9 miliardë lekë).

Si përfundim, rënia e investimeve në total, si ato publike dhe private, janë një faktor i rëndësishëm që kanë përkeqësuar rritjen ekonomike me pasojë rënien e të ardhurave buxhetore në këtë tremujor.

Për një gjykim dhe vlerësim më të plotë është e nevojshme tu referohem të ardhurave buxhetore, të cilat në terma reale, duke u zbritur inflacionin mesatar tremujor 2,5%, ato kanë rënë me 6.1% ndaj të njëjtit nivel të vitit të kaluar. Kurse ndaj 2010-s, të ardhurat reale kanë rënë me 9.6% (inflacioni mesatar 2010-2013 = 7,8%).

Ndërkaq rënia e të ardhurave që ka sjellë rritjen galopante të borxhit publik, pesha e të cilit është kthyer në një barrë të rëndë për ekonominë, ka kushtëzuar uljen e investimeve. Dalja nga ky rreth vicioz përbën një nga sfidat kryesore për sot, por edhe për të ardhmen. Ky rreth vicioz ka ndodhur krahas dhe në kushtet e rritjes së eksportit, i cili megjithëse është dyfishuar në fund të vitit 2012, ndaj vitit 2009, nuk ka ndikuar në rritjen e të ardhurave!!

Ju thoni se tendenca rënëse e të ardhurave nuk është e rastit, sepse ato vërehen edhe në 2012-n. Cilat do të ishin pasojat?

Nëse deri në vitin 2010, nuk pranoheshin nga mazhoranca në pushtet as efektet negative të krizës globale ekonomike financiare, tashmë pranohet se presioni i saj ka dhënë impakt të padiskutueshëm mbi ekonominë shqiptare. Konkretisht kjo vërehet në tendencat që vijojnë: së pari, në kushtet kur inflacioni mesatar është rritur në 2010-2012 me 5.6%, të ardhurat buxhetore në terma reale kanë pësuar rënie gjatë kësaj periudhe me rreth 3.8%. Së dyti, borxhi publik u rrit 15.8%, nga 715.5 miliardë lekë në vitin 2010, arriti në 828.3 miliardë lekë në 2012-n. Dhe së treti, produkti kombëtar, PPB, në tre vitet e fundit u rrit nominalisht 10%, nga 1224 miliardë lekë në 1346 miliardë lekë.

Panorama që karakterizon periudhën 2010-2012, kur ritmi i rritjes nominale të borxhit publik prej 15.8% është më i lartë se ritmi i rritjes ekonomike, PPB, prej 10%, dhe akoma më i lartë se ritmi i rritjes së të ardhurave buxhetore në terma nominale me rreth 1.8%, është një kambanë e fortë që tregon se ekonomia shqiptare karakterizohet nga e ashtuquajtura rritje që ushqehet pa eficencë vetëm nga borxhi.

Një rritje e tillë në thelb nuk është reale, por iluzore, sepse ajo nuk prodhon të ardhura dhe ushqehet nga borxhi. Prandaj në kushtet e stanjacionit dhe rënies reale të t

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›