Kompania norvegjeze takim me kryeministrin Berisha
Kompania norvegjeze “Jacobsen Elektro” mbërrin në Shqipëri për të implementuar dy projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, një në linjën e transmetimit Tiranë-Durrës, si dhe dy nënstacione. Kryeministri Berisha u takua me përfaqësuesit e kësaj kompanie e cila vlerësoi klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Ata kanë prezantuar gjithashtu edhe një projekt tjetër në Bashkinë e Tiranës, në lidhje me përpunimin e mbetjeve urbane. Kryeministri Berisha i ftoi të nxisin me eksperiencën e tyre investitorë të tjerë norvegjeze, duke u premtuar se investimet e tyre në Shqipëri do të ishin histori suksesi, me përfitime shumëpalëshe.