Ndaloni filmin Azem Galica!
TIRANE-Pesë burra që prezantohen si pasardhës të bashkëluftëtarëve të Azem Galicës janë bërë tok kundër filmit të Halil Budakovës. Tek tymosnin duhan në një kafehane në zemër të Mitrovicës, Osman Haliti, Fazli Barani i riu, Bajram Tërrnavci i riu, Emin Lati i riu dhe Shaban Mangjolli, pasardhës i luftëtarit me të njëjtin emër, të enjten kishin të njëjtin hall. Sipas tyre, Halil Budakova shtrembëron faktet historike me filmit e tij të fundit ku portretizon Azem Galicën me të cilin, sipas tyre, të parët luftuan krah për krah. Pos kritikave ata kanë kërkuar që filmi të hiqet nga repertori i kinemasë. Për këtë kanë thirrur në ndihmë edhe Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve, edhe pse filmi nuk është financuar nga buxheti i këtij institucioni. "Kërkojmë nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe nga Ministria e Kulturës që filmi i regjisorit Halil Budakova, 'Azem Galica', të ndalohet për arsye se nuk e paraqet realitetin e luftës së Azem Galicës", është kërkesa numër një e tyre.
Shaban Mangjolli i riu, ka folur në emër të pesëshes.
"Për fëmijë e për ata që nuk e njohin historinë ky mund të jetë i pranueshëm. Kurse për ata që dinë pak dhe kanë lexuar për këto luftëra, filmi kurrë nuk do të jetë i pranuar, sepse fshin një histori të tërë nga faqja e dheut", ka thënë ai, tek në dorë mbante reagimin tetë faqesh. Në të, bashkë me katër të tjerët, Mangjolli ka përthekuar reagimin ku, sipas tyre, janë "identifikuar" dështimet e shumta të Budakovës. Pesëshja thotë se ka dal e shokuar nga Kinemaja ABC, ku të martën në mbrëmje qe dhënë premiera "Azem Galica". Budakova, pos regjisë, luan edhe rolin kryesor në filmin e tij. Ndërkaq rolin e Shotës ia ka besuar bashkëshortes, Merita Budakova. "Ai nuk i paraqet fare shumë nga bashkëluftëtarët e tij", ka thënë Shabani, tek ka shtuar një varg kritikash nga tavolina ku kishin hapur edhe dy libra për të bëmat e luftëtarit në zë. Gjatë premierës ai ka thënë se "kaçakët ishim tejet të zhgënjyer". "Kemi pyetur se ku mbetën kaçakët - bashkëluftëtarë të Azemit dhe Shotës. Pse ishte fshirë nga shiriti takimi që Azemi mban me disa kaçakë dhe thërret që të gjithë t'i bashkohen", ka thënë ky mesoburrë tek lexonte reagimin. Fill pas premierës, në adresë të filmit të Budakovës ka pasur kritika. Përveç asaj për mangësi në prezantimin e një historie, kritika kryesore ka qenë niveli i ulët i realizimit teknik. E në anën tjetër, ndaj çdo kritike për filmin e tij Budakova ka reaguar me mllef. Një ditë pas premierës, regjisori ka reaguar ndaj shkrimit "Halil Budakova e 'kall' me Azem Galicën", të botuar në "Kohën Ditore". Por këtë e ka bërë duke kërcënuar gazetarin. Për kërcënimin që i ka bërë gazetarit të "Kohës Ditore" si dhe atij të së përditshmes "Express", të enjten, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës kanë dërguar një reagim, ku kanë dënuar kërcënimet që Budakova u ka bërë atyre. Në "Azem Galica", pos çiftit Budakova, Reshat Arbana, Çun Lajçi, Hadi Shehu e Blerim Gjoci janë disa nga aktorët që luajnë në të.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)