E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi në Britani, kafet festive kalori sa një hamburger

LONDËR- Është e vërtetë që festat po vijnë dhe bashkë me to ushqime nga më të ndryshmet. Dietologët anglezë tërheqin vëmendjen e konsumatorëve që nuk duan të marrin kalori të tepërta. Në një artikull të Daily Mail, ata këshillojnë konsumatorët që të mos bëjnë zgjedhjen e gabuar, pasi sipas tyre edhe disa lloj kafesh, të krijuara për festa me shumë qumësht, copëza çokollate, apo edhe asortimente të tilla që e bëjnë njëkohësisht të bukur dhe të shijshme, kanë më shumë kalori se një hamburger me djathë e MekDonald.

Një (Starbucks) një lloj kafeje festive e përgatitur me të verdhën e vezëve, krem qumështi, sheqer, arrë myshku dhe kafe përmban 24 gr yndyra të ngopura - më shumë se kufiri prej 20 gr i rekomanduar nga dietologët për një grua, ndërsa kanë edhe 74 gr sheqer, në një kohë që shoqata e dietologëve britanikë rekomandon që të rriturit të konsumojnë në një ditë 60 gr sheqer. Kjo kafe përmban nga 579 deri në 140 kalori (kjo sipas madhësisë së kafesë) duke u krahasuar kështu me një hamburger të madh.

Një tjetër pije e ngrohtë me shumë kalori dhe e ofruar gjerësisht për festa është çokollata e zezë e shrirë. Një filxhan mesatar përmban 548 kalori, ekuivalent me 60g sheqer dhe 26 gr yndyra.

Dr Frankie Phillips, i Shoqatës britanike dietike, thotë se: "Kjo sasi masive e sheqerit dhe yndyrës në një pije është alarmante. Kaloritë e marra nga to janë ekuivalente me një vakt”, ndërsa i këshillon konsumatorët të jenë të kujdesshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›