Zgjedhjet në Kroaci, opozita e qendrës së majtë fiton gjerësisht
ZAGREB- Koalicioni i qendrës së majtë, opozita, në Kroaci fitoi gjerësisht dje zgjedhjet parlamentare, duke u distancuar shumë nga Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ në pushtet, mësohet nga rezultatet zyrtare paraprake të bazuara nga numërimi i më tepër se 50 për qind të fletëve të votimit. Ky koalicion prej katër partish, i dominuar nga Partia Socialdemokrate, SDP, pritet të ketë 77 ndër 151 vende në parlament, kundrejt 48 të partisë konservatore HDZ dhe të dy partnerëve të saj të vegjël, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor, i cituar nga televizioni kombëtar.
"Qytetarët kroatë na dhanë besimin. Pra, ata na dhanë mundësinë të drejtojmë Kroacinë dhe përgjegjësia jonë është shumë e madhe", deklaroi Zoran Milanoviç, kryetari i SDP-së, sipas gjasave kryeministri i ardhshëm kroat. "Nuk do ta tradhëtojmë atë, ua premtoj dhe jam tërësisht i ndërgjegjshëm për atë që them", shtoi Milanoviç. "Politika jonë është ajo e barazisë, e një page të denjë për një punë të duhur", theksoi ai. Koalicionit i duhej një shumicë prej 76 vendesh për të mos patur nevojë për aleancë me një parti tjetër, gjë që tashmë duket se e ka arritur.
"Kjo mazhorancë do të na bëjë të mundur të vëmë në zbatim programin tonë politik në mënyrë sistematike", shprehu kënaqësinë Vesna Pusic, një zyrtare e Partisë Popullore kroate, HNS, liberale, anëtare e koalicionit të qendrës së majtë. Kryeministrja e deritanishme, Jadranka Kosor, kryetare e grupit të partive të koalicionit HDZ, e pranoi humbjen, duke u shprehur se tashmë partia e saj ka hyrë në opozitë.
"Tashmë, do të fillojmë të punojmë për fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Do t'i shërbejmë me dinjitet popullit tonë, edhe në opozitë", deklaroi ajo përpara simpatizantëve të partisë së saj.
HDZ, që ka mbizotëruar jetën politike kroate që prej pavarësisë në 1991, me përjashtim të periudhës 2000-2003, është tronditur muajt e fundit nga skandale korrupsioni dhe nga kriza ekonomike. Ky alternim politik ndodh disa ditë përpara nënshkrimit, të premten, të traktatit të anëtarësimit të Kroacisë në BE.
(m.a/afp/BalkanWeb)