E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeni të ftuar në debat me Berishën (!)

Nga  Mustafa Nano 

Respublica

Është i mundur një debat normal politik në Shqipëri? Me sa duket jo, për sa kohë që do të jetë në politikë Berisha, i cili ta çon çdo diskutim në zona irracionale apo surreale. Ka raste kur çdo gjë që thotë e ka skarco. Ja se çtha dje në mbledhjen e qeverisë, pasi është ngacmuar nga elementët programorë të PS-së të artikuluar një ditë më parë dhe që synojnë mbi të gjitha adoptimin e një taksimi progresiv (po i shoqërojmë pohimet e tij me ndonjë parantezë tonën):

Dua të garantoj gjithë sipërmarrësit se taksa marksiste (Marksiste??!!! Uau!) nuk do të kthehet kurrë në këtë vend (Kurrë? Si kurrë? Por kur të vdesë Berisha ka ndonjë shans që kjo taksë të kthehet? Mendja ta thotë se ndonjë shans duhet ta ketë) Sistemi i tyre marksist (insiston shumë tek termi marksist; i duket gjetje inteligjente) nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë të ardhme; ai është provuar si një sistem katastrofal, sidomos me faktin që bazohet tek rrënimi i të pasurve (ky njeri do ti kish pushkatuar skandinavët e të gjithë evropianët për taksat progresive që aplikojnë; do të kish pushkatuar dhe Obamën, që kërkon ta fusë e theksojë këtë politikë; do kish pushkatuar dhe ca të pasur që e kërkojnë, siç është Warren Buffett) Ata të vazhdojnë me Marksin, por i siguroj që Marksi nuk do të shëtisë më në rrugët e Shqipërisë.

Hë, më të lumtë!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›