Ahtisaari plus apo mashtrimi i ri i Serbise

Nga Roland Gjoni
Tensionet nderetnike ne veriun e Kosoves deshmojne se Kosova mbetet vater e konfliktit qe mund te shpertheje nga casti ne cast. Kriza e tejzgjatur ne kufi tregon qarte qe Kosova nuk mund ta integroje veriun me veprime sporadike e krekosje mediatike te qeveritareve. Tre muaj pas zbatimit te reciprocitetit tregtar me Serbine as Kushtetuta e as sovraniteti i Kosoves nuk zbatohen ne veri dhe ngjarjet e fundit ne vend qe ta shkrijne konfliktin vetem sa e kane nderkombetarizuar ate si problem qe kerkon zgjidhje afatgjate. Konflikt te pazgjidhshem nuk ka nese palet i shprehin hapur interesat e tyre dhe angazhohen ndershmerisht per zgjidhjen por zgjidhja ne kete rast behet e veshtire sepse Serbia as nuk i shpreh interesat reale te saj dhe as nuk angazhohet sinqerisht per zgjidhje.
Pasi ka deshtuar ta binde perendimin per shkeputjen e veriut aktualisht Serbia po kerkon perkrahje nderkombetare per planin Ahtisaari Plus qe rreket ta shese si zgjidhje novatore pa shkembime territoriale. Ahtisaari Plus eshte diskutuar si model para shpalljes se pavaresise ne Vjene dhe eshte refuzuar nga Serbia me shpresen se me ndihmen e Rusise do te mbante edhe veriun edhe Kosoven. Ahtisaari Plus bazohet pak a shume ne tre shtylla kryesore. 1 avancimin e statusit te serbeve ne veri te Kosoves pertej Pakos se Ahtisaarit duke krijuar nje entitet politik autonom me sistem doganor policor gjyqesor dhe ligjor te ndare nga ai i Kosoves 2 trajtimin e zonave te mbrojtura perreth manastireve si zona ekstraterritoriale jashte sovranitetit te Kosoves dhe 3 nje rol me te forte te BE-se ne veri si garant i autonomies se serbeve. Rajoni autonom formalisht do te mbetej brenda Kosoves ndersa praktikisht do te qeverisej nga Beogradi si vazhdim territorial i Serbise ku prania e BE-se me shume se garanci per serbet e veriut do kthehej ne ure te Beogradit per ne Bruksel. Kalimi nga plani i Ahtisaarit drejt Ahtisaarit Plus kerkohet bazuar ne argumentin se serbet nuk e pranojne Kosoven si shtet te tyre.
Argumenti i pare eshte se komunat veriore nuk kane pranuar kurre te qeverisen nga institucionet e Prishtines prandaj u duhet dhene status special. E verteta eshte se komunat Leposavic Zubin Potok dhe Zvecan me gjithsejt 30 mije banore jo vetem nuk kane artikuluar kurre kerksa per me shume autonomi por kane funksionuar si pjese e pushtetit lokal te Kosoves dhe kane marre fonde nga Qeveria deri ne qershorin e vitit 2006 kur Beogradi u kerkoi te nderprisnin cdo lidhje me institucionet e Kosoves. Kriza provokohet nga nje grup i vogel njerezish qe kane arritur ta shfrytezojne pavendosmerine e UNMIK-ut EULEX-it dhe institutioneve te Kosoves dhe te dirigjuar nga Serbia duke krijuar nje toke te askujt dhe parajse kontrabande. Ata jane arritur te gatshem ta mbrojne kete sistem zinxhir pasurimi ndertuar prej kontrabandes dhe evazionit fiskal me struktura te armatosura qe qellojne mbi KFOR-in dhe EULEX-in e jo me Policine e Kosoves.
E verteta tjeter eshte se keto tre komuna nuk jane qendra e mosbindjes ndaj Kosoves dhe BE-se por pjesa urbane e Mitrovices me popullsi multietnike me serbe shqiptare boshnjake dhe rome. E shtrire nga veriu i Mitrovices deri ne kufirin me Serbine kjo zone malore me 45-50 mije banore perben vetem 1/3 e serbeve te Kosoves nga te cilet nje pjese e mire nuk jane autoktone por te zhvendosur atje pas nderhyrjes se NATO-s ne 1999. Ndersa 2/3 e serbeve rreth 80 mije banore jetojne ne vendbanime te vogla rurale ne rreth 20 komuna ne brendesi te Kosoves ku Gracanica Shterpca Ranillugu Parteshi dhe Kllokoti kane dendesine me te madhe. Ndarja e Mitrovices se veriut eshte produkt i spastrimit me dhune te shqiptareve ne vitin 2000 nga struktura te armatosura serbe dhe nuk mund te shperblehet spastrimi etnik me krijimin e nje entiteti fantazem politik me qender ne veriun e Mitrovices. Pa veriun e Mitrovices keto tre komuna malore nuk permbushin as kriteret minimale te veteqendrueshmerise socio-ekonomike demografise dhe tradites politike per te krijuar nje entitet politik autonom. Popullsia e vogel ekonomia inekzistente shkaperderdhja demografike dhe relievi i thyer e ben autonomine apo kantonizimin te pakuptimte pasi entiti i ri i krijuar do te perfshinte vetem nje pjese te vogel serbeve duke perjashtuar nga ky status special pjesen me te madhe te komunitetit serb qe jeton me ne brendesi te Kosoves.
Argumenti i tjeter i Serbise eshte se veriu eshte ndryshe nga pjesa tjeter e Kosoves pasi perben vazhdim territorial te Republikes se Serbise qe meriton rregullim te posacem. Edhe ky argument eshte i pathemelte pasi nese vazhdimesia gjeografike perben premise per autonomi atehere Presheva do duhej te kishte marre prej kohesh status special pasi eshte vazhdimesi gjeografike e Kosoves dhe popullsia eshte shprehur me referendumin e vitit 1992 se deshiron te jete pjese e Kosoves. Vetem fakti se shqiptaret nuk vendosin barrikada nuk mjafton per nje status special pasi shperblimi i politikes se barrikadimit dhe dhunes me autonomi dergon sinjalin tek shqiptaret ne Presheve Maqedonine Perendimore dhe Malin e Zi se dhuna shperblehet me me shume te drejta.
Asnje qeveri apo koalicion nuk mund te preke Kushtetuten pa prishur ekuilibrin e brishte qe garanton te drejta maksimale. Shmangja nga Plani i Ahtisaarit passjell ndryshimin teresor te Kushtetutes dhe shfuqizimin e mbi 100 ligjeve ku jane sanksionuar supergarancite per komunitetin serb. Kalimi nga Ahtisaari ne Ahtisaari Plus pa justifikuar me pare se cila pjese e Ahtisaarit u rri ngushte serbeve te veriut eshte riformatim i shtetesise se Kosoves per deshirat e Serbise. Kosova duhet te shpjegoje qarte se radikalizimi ne veri nuk eshte pasoje e diskriminimit te serbeve nga institucionet e Kosoves por pjese e strategjise se Serbise per ta dobesuar funksionalitetin e shtetit te ri. Ahtisaari Plus nuk eshte asgje e re vecse eshte mashtrimi i ri i Serbise me qellimin e vjeter zhberjen e pavaresise se Kosoves pa e cenuar perspektiven evropiane te saj.
Autori i shkrimit ekspert i se Drejtes Kushtetuese