Hollande presidenti i ri i Francës, politika shqiptare mesazhe urimi
TIRANE – Presidenti i Republikës Bamir Topi, shefi i qeverisë Sali Berisha dhe kryetari i opozitës Edi Rama uruan socialistin Fransua Hollande për triumfin e tij në zgjedhjet presidenciale në Francë.
Në mesazhin e bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës bëhet e ditur se Presidenti Topi i shprehu homologut Hollande besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të forcohen dhe më shumë gjatë mandatit të tij presidencial.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh përshëndetjet më të ngrohta e miqësore me rastin e fitores dhe zgjedhjes Suaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës Franceze! Më lejoni të shpreh dhe vlerësimin tim të thellë për mbështetjen që Franca i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit sa më të shpejtë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Duke u nisur nga ky qëllim, Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të vazhduar në rrugën e zhvillimit dhe përparimit demokratik e social në të gjitha fushat. Po kështu ne vlerësojmë lart rolin konstruktiv të Francës në proceset e paqes, demokratizimit dhe integrimit euroatlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimor!”- thuhet në mesazhin e kryetarit të shtetit shqiptar.
Edhe mesazhi që kryeministri Berisha i dërgoi presidentit të ri francez, u bë publik në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Shefi i qeverisë theksoi se marrëdhëniet e mira me Francën mbeten përparësi për vendin tonë.
“Kam kënaqësinë e veçantë, që, me rastin e fitores Suaj në zgjedhjet presidenciale të datës 6 maj 2012 në Francë, t’Ju përcjell, në emrin tim e të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë qytetarëve të vendit tim, përshëndetjet më të përzemërta, si dhe urimet më të ngrohta e miqësore për suksese në detyrën e lartë përpara Jush. Me votën e tyre, qytetarët francezë Ju zgjodhën Ju dhe programin Tuaj për përballimin e krizës së sotme evropiane dhe botërore, bazuar në rritjen ekonomike dhe nxitjen e prosperitetit.”- theksohet në mesazhin e kryeministrit.
Ndër të tjera kryeministri shpreh në mesazhin e tij edhe mirënjohjen për mbështetjen e madhe që Franca i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë e shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ndërtimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe integrimin në BE.
“Me dëshirën për t'Ju pritur në Shqipëri në kohën më të përshtatshme për Ju, shfrytëzoj rastin për t’Ju përsëritur sigurimet e konsideratës më të lartë.”- përfundon mesazhi.
Ndërkohë kryesocialisti Rama ka përshëndetur në rrjtin social Twitter fitoren e socialistit Holande në Francë.
‘Era fryu majtas në Francë dhe Presidenti Hollande sa përfundoi fjalimin e tij të parë në rrugën e ndryshimit të premtuar. Mbrëmje e bukur! – shkruan Rama në Twitter.
Ndërkohë duke u ndalur në fjalimin e Sarkozi para mbështetësve të tij, pas humbjes në balotazhin e së dielës Rama shkruan:
“I bukur dhe fjalimi i fundit i Presidentit Sarkozy, ka një gjë më të madhe se ne të gjithë që është Franca, uroj megjithë zemër që t'ia dalë!
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hollande presidenti i ri i Francës, Putin bën betimin në Rusi Portret, Francois Hollande, politikani i moderuar që kërkon të ndryshojë Francën