Kreu i PE: Emergjencë, qeveria e bashkëpunimit në Greqi
ATHINE - "Objektiv i negociatave politike në Greqi do të duhet të jetë krijimi i një qeverie bashkëpunimi, që do të garantojë respektimin e angazhimeve të Greqisë kundrejt Bashkimit Europian", vlerëson presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz.
Në një deklaratë me shkrim, Schulz thekson më tej se situata në Greqi, por edhe në vende të tjera dëshmon nevojën e adoptimit nga BE të një pakete tërësore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.
Presidenti i Parlamentit Europian deklaron se pret nga liderët europianë të bien në ujdi për këto masa, në samitin e qershorit.
Në mbyllje të deklaratës, Schulz nënvizon se ka ndërmend të vizitojë Athinën, me qëllim që të vazhdojë dialogun me gjithë “forcat demokratike dhe konstruktive” të vendit.