E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jens Lehman urinon në fushë

"Isha nervoz si asnjëherë tjetër". Në këtë mënyrë, Jens Lehman, portieri i Shtutgartit, ka justifikuar kryerjen e nevojave personale në fushë (pas reklamave që rrethonin tapetin e gjelbër) gjatë sfidës me Unirea Urzicenin në Champions. Një ndeshje vendimtare për gjermanët, që fituan 3-1 dhe u kualifikuan për më tej. Nuk munguan as ironitë e gazetarëve sportivë për këtë episod: "Pasi urinoi, Lehman ishte dukshëm më i lehtësuar". Ndërkohë, menaxheri i Shtutgartit, Horst Heldt, u shpreh i zbavitur: "Kjo skenë më kujtoi ‘Turin e Francës‘, ku nuk ke asnjë mundësi për të lënë garën përgjysmë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›