E Diel, 1 Nëntor 2026

"Unë në mbrojtje? Vlen vetëm skuadra"

Në këto momente "krize" që Sandërlendi po përjeton për shkak të dëmtimeve të shumta, Lorik Cana i ka thënë trajnerit Stiv Brus se është i lumtur që të ndihmojë skuadrën, duke luajtur në qendër të mbrojtjes. Përpara sfidës së të shtunës me Portsmuthin, mbrojtja e "maceve të zeza" është në alarm: Ferdinand do të mungojë një muaj, Mensah është i dëmtuar, aktivizimi i MekKartnit është i dyshimtë, ndërsa Bradsli dhe Riçardson janë të pezulluar me kartonë. "Nëse është e nevojshme, kundër Portsmuthit do të luaj në mbrojtje. Skuadra ka më shumë rëndësi se individët e veçantë, e nëse trajneri vendos të më aktivizojë në këtë repart, do të jap maksimumin", tha kapiteni shqiptar. "Për mua nuk ka asnjë problem. Kam eksperiencë në këtë pozicion me Kombëtaren e vendit tim. Është detyra ime të ndihmoj ekipin, edhe pse vendimet i merr vetëm trajneri".

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›